Berat Reçica

98

Profili

Emri i plotë

Berat Reçica

Berat Reçica u lind më 20 mars 1979, në Vushtrri. Ka diplomuar në Universitetin AAB-Riinvest – Staffordshire në Fakultetin Ekonomik, dega Menaxhment dhe Teknologji Informative. Gradën Master e ka marrë poashtu në Menaxhment dhe Teknologji Informative në Universitetin AAB, ndërsa në Administrim Biznesi në Arizona State University.

Berati ka punuar për një vit në kampin ushtarak amerikan BondSteel, për 2 vite në polici nën administrimin e UNMIK-ut, për 10 vite në misionin e OSBE-së në Kosovë, respektivisht në Regjionin e Prishtinës. Për 4 vite ka punuar në degën në Lipjan dhe në zyrën qendrore të Bankës Raiffeisen, ndërsa nga viti 2014 punon si udhëheqës i njësisë biznesore në kompaninë gjermano-kosovare Evroenergie LLC.

Angazhimi i tij në çështjen kombëtare e filloi si student nga viti 1997 duke qenë pjesë e organizimeve të atëhershme të demonstratave studentore kundër regjimit serb.

Në Lëvizjen VETËVENDOSJE! është nga viti 2014 si aktivist i zellshëm për realizimin e së drejtës qytetare për vetëvendosje. E ofroi angazhimin duke besuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! si një komunitet i njerëzve që nuk nënshtrohen.

Berati është i martuar dhe ka dy fëmijë.