Besa Berberi

51

Profili

Emri i plotë

Besa Berberi

Besa Berberi është lindur më 22 janar 1965, në Pejë. Ka përfunduar studimet për solokëndim në Universitetin e Zagrebit të Kroacisë, ndërsa studimet post-diplomike në “Trinity College” në Londër, UK.

Karrierën artistike e zhvilloi në Kroaci, Mbretëri të Bashkuar dhe Kosovë. Ndër veprat e tjera, me theks të veçantë është performanca dhe produkcioni i “7 Ninullave, 7 ditët e javës” dhe performimi në Teatrin e njohur të Shekspirit “Globe Theatre” në Londër. Kontributin edukues në Kosovë e filloi në Fakultetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe momentalisht është Profesoreshë e Asocuar në lëndën e Solokendimit në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”. Përpos ligjërimit në fakultet, Besa ka dhënë kontribut të madh kulturo–social duke trasuar një mënyrë tjetër në përkrahjen e njerëzve me nevoja të veçanta permes koncerteve ne këto mjedise bashkë me studentë. Tani vazhdon t’i përkrahë të rinjët në arritjet e kapaciteteve krijuese në lëminë e artit dhe kulturës. Detyrë dhe obligim në këte kohë për një shoqëri ku parimet e vlerave do të jenë me meritokraci për të mirën e shoqërisë e sidomos të të rinjëve në Kosovë e mërgatë, përmes Lëvizjes VETËVENDOSJE!