14 09 2019

Besim Muzaqi

32

Shkrime

Emri i plotë

Besim Muzaqi

Besim Muzaqi u lind më 5 dhjetor 1979. Shkollimin fillor dhe të mesëm i mbaroi në Vushtrri, ndërsa Fakultetin e Farmacisë në Universitetin e Prishtinës. Magjistraturën e dytë e mbaroi në vitin 2014 në Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore. Ai shërbeu si kryetar i Shoqatës Farmaceutike të Kosovës për një mandat, si dhe ishte Gjyqtar në Gjykatën e Nderit të Odës së Farmacistëve të Kosovës dhe anëtar i Keshillit të Federatës Ndërkombëtare Farmaceutike. Muzaqi ishte gjithashtu një anëtar aktiv i “Europian Associaton of Hospital Pharmacists” dhe anëtar i shumë forumeve e komisioneve ndërkombëtare profesionale.

Në Lëvizjen VETËVENDOSJE! është  aktivist që nga viti 2010. Gjatë angazhimi të tij në LVV ai ka kryer funksione si aktivist, si anëtar i kryesisë, koordinator i Qendrës, e deri te pozita që e mbanë sot, gjegjësisht Kryetar i Qendrës së LVV-së në Vushtrri.

Besim Muzaqi aktualisht është nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë, ku me përkushtim ka implementuar politika dhe zotime të Lëvizjes, duke ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj komune.

Besimi si pjesë e Komitetit për Shëndetësi në LVV ka dhënë kontribut të çmuar në hartimin e Programit Qeverisës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.