Dimal Basha

100

Profili

Emri i plotë

Dimal Basha

Dimal Basha, shkollimin e lartë e përfundoi në John Jay College of Criminal Justicene, New York, ku ka diplomuar në Bachelors Summa Cum Laude në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare”. Gjithashtu në New York ka të mbaruar Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare, drejtimi “Konfikt dhe Siguri”, në universitetin The New School University.

Ka përvojë të gjatë menaxheriale, të ushtruar në Angli, Zvicër dhe New York, ShBA. Gjithashtu nga puna profesionale ka përvojë pune me zyrën e Kongresmenit Eliot Engel, si dhe përvojë profesionale në Gjykaten Federale Amerikane, si Data Quality Analyst / Analist i të Dhënave Kualitative.

Përvoja shkollore dhe ajo e punës për Gjykaten Federale e bëjnë Dimalin të jetë person adekuat për detyrat e një deputeti. Qëllimi i tij është perfaqësimi i dinjitetshëm i qytetarit, ku objektivi kryesor do të jetë avancimi i politikave zhvillimore dhe luftimi i krimit dhe korrupcionit.

Dimali është i martuar dhe ka tre fëmijë.