Drita Kabashi

62

Profili

Emri i plotë

Drita Kabashi

Drita Kabashi është lindur më 7 korrik 1970 në fshatin Vraniq, tëTherandës.Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme, në Universitetin e Beogradit në vitin 1996.
Pas përfundimit të studimeve, ajo ka punuar si mjeke në praktikë në Spitalin e Prizrenit, ndërsa në vitin 2001 ka emigruar në Gjermani ku e ka rikonfirmuar diplomën e Fakultetit të Mjekësisë. Nga viti 2003 ka qenë pjesë e stafit mjekësor të Spitalit Universitar gjinekologjik në Tubingen në Gjermani.

Në vitin 2010 është specializuar në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës, ndërsa në vitin 2012 ka subspecializuar në fushën e onkologjisë. Në vitin 2013 është kthyer në Kosovë për të kontribuar në fushën e mjekësisë. Aktualisht ajo punon në ordinance gjinekologjike “Drita” dhe në “American Clinic”.

Përmes angazhimit të saj në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Dhe kandidimit për deputete në Kuvendin e Kosovës, Drita konsideron që përvojën e saj shumë vjeçare në fushën e mjekësisë ta vendosë në funksion, për përmirësimin e gjendjes së shëndetësisë në Kosovë.