Driton Tali

70

Profili

Emri i plotë

Driton Tali

Driton Tali mbaroi studimet bachelor në vitin 1995, në Londër, drejtimin për Menaxhment dhe Financa. Për të vazhduar në MBA (Financa) dhe DBA (Lidership), në Universitetin e Westministrit, gjegjësisht në Universitetin Hull.

Nga viti 1996 punësohet në bankën “Lloyds”, në Londër, në sektorin e investimeve, si analizues. Kurse nga viti 2000 deri më 2004 ishte i punësuar ne firmên inevstuese “Prime”, në Londër, si analizues senior i investimeve. Tani udhëheq biznesin privat.

Që nga fundvitet e 90-ta, Dritoni merret edhe me publicistikë. Ai bashkëpunoi me Kohën Ditore, ku për shumë vite ishte kolumnist. Pastaj për Zërin Ditor, Lajmin, Gazetën Express dhe Bota Sot. Poashtu, ai bashkëpunoi edhe me disa gazeta të rajonit.

Dritoni i ka dy libra universitar të botuara në vitin 2001 “Integrimi i Europës në UE” (e ribotuar me 2004 dhe 2007), dhe në vitin 2004 e ka të botuar librin “Ekonomia dhe Industria Financiare”.

Në botim e sipër e ka librin “Mehmet Ali Pasha, lideri lindë apo krijohet”. Ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjistraturën e tretë (2007-2010). Gjatë asaj legjistrature mbahet mend si deputeti më aktiv, i cili ishte i angazhuar sidomos në luftën kundër korrupsionit por edhe aferave të tjera të rëndësisë primare për Republikën e Kosovës.