Driton Vela

80

Profili

Emri i plotë

Driton Vela

Driton Vela është lindur më 4 prill të vitit 1982 në Prishtinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, me ç’rast ka marrë çmimin student i dalluar. Që nga viti 2007 është staf akademik i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë, në Departmentin e Fiziologjisë. Driton Vela ka gradën shkencore doktor shkence dhe është mjek specialist nga fusha e mjekësisë interne. Gjatë studimeve të doktoratës ka fituar bursën nga DAAD-i gjerman dhe Universiteti i Leipzig

Është autor i dhjetëra punimeve shkencore nga fusha e mjekësisë dhe është angazhuar nga top revistat e disiplinave të ndryshme mjekësore në cilësi të vlerësuesit profesional të publikimeve shkencore nga tërë bota. Në vitin 2017 ka botuar librin e parë nga autorët kosovarë nga fusha e fiziologjisë të titulluar “Fiziologjia e Sistemit Kardiovaskular”. Për punën voluminoze e cilësore, Driton Vela është shpërblyer nga MASHT me çmimin “Shkencëtar i Vitit” për vitin 2018.

Është njohës dhe ligjërues i ftuar i çështjeve të ndryshme nga fusha e mjekësisë dhe arsimit të lartë, si: rëndësia e udhërrëfyesve për trajtimin e pacientëve, roli i metabolizmit të hekurit te kanceri, efekti i ushtrimeve fizike në shëndetin e njeriut, plagjiatura e veprave shkencore dhe botimet në revistat predatore, përgaditja e kritereve për sigurimin e cilësisë në përzgjedhjen e stafit akademik, përdorimi i softverëve modernë për analizën statistikore dhe ilustrimet cilësore në mjekësi.