Emrush Xhemajli

81

Profili

Emri i plotë

Emrush Xhemajli

Emrush Xhemajli u lind më 1 maj 1959 në Komogllavë të Ferizajit. Fakultetin e Arteve dhe magjistraturën e ka kryer në Universitetin e Prishtinës. Ai është profesor në Kolegjin AAB. Është autor i qindra pikturave dhe vizatimeve të prezantuara në dhjetra ekspozita individuale e kolektive në Kosovë dhe Europë.

Në aktivitetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mori pjesë nga viti 2006, ndërsa aktivist i saj është nga viti 2013. Tre vjet ka qene koordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj. Përndryshe Emrush Xhemajli që nga mosha 16 vjeçare, në mënyrë të organizuar mori pjesë në luftën politike e ushtarake për çlirim, pavarësi e vetëvendosje. Në këtë periudhë, ka ushtruar detyra të shumta udhëheqëse e drejtuese. Për shkak të këtij aktiviteti, ka qenë i dënuar dy herë nga Gjykatat Jugosllave.

Dy legjislatura (2004-2010) ka qene deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aktualisht, ai është i angazhuar pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.