Enkelejda Arifi

74

Profili

Emri i plotë

Enkelejda Arifi

Enkelejda Arifi është lindur me 20 maj të vitit 1974, në qytetin e Rrogozhinës, rrethi i Durrësit, Shqipëri. Ajo është absolvente në UMT Tiranë, dega Menaxhim Biznesi.

Enkelejda Arifi është këngëtare profesioniste prej 25 vitesh dhe si e tillë ka një krijimtari të gjerë ku përfshihen dhjetra albume e këngë të zhanreve të ndryshme.

Nga viti 2001 deri 2002 ka qenë mësimdhënëse në Sh.F “ABDULLAH TAHIRI”, fshati Malishevë, Gjilan. Gjatë vitit 2002 deri me 2006 ka qenë pjesë e stafit të NDI-së, programi për Shoqërinë Civile si Koordinatore për Komunën e Gjilanit. Në vitin 2006 deri në 2007 ka qenë koordinatore në KDI për Komunën e Gjilanit. Gjithashtu ajo ka qenë pjesë e stafit të KQZ-së në Gjilan, si dhe trajnere për procesin zgjedhor, gjatë viteve 2008 -2009.

Enkelejda Arifi ka përvojë disa vjeçare dhe është eksperte në avokim, lobim, monitorim të Pushtetit Lokal dhe Procesit zgjedhor. Prej vitit 2010 është zyrtare për Kulturë në DKRS-Gjilan. Ështe e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.