Enver Dugolli

90

Profili

Emri i plotë

Enver Dugolli

Enver Dugolli u lind më 27 janar 1963, në Nekoc të Drenicës. Studimet e nivelit master i Sociologjisë,i përfundoi në Universitetin e Prishtinës.

Ai ka qenë i burgosur politik dy herë, në vitin 1981 dhe 1997. Në burgje të ndryshme i mban mbi 10 vite burg. Nga burgosja e dytë lirohet në vitin 2001.

Ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kreu detyra të rëndësishme ushtarake me gradën Kolonel. Pensionohet nga detyra e Atasheut Ushtarak në Tiranë me gradë Gjeneral në Pension.

Në vitin 2019 ka botuar librin “QARK I (PA)MBYLLUR BURGJESH”. Aktualisht është anëtar i Komitetit Profesional për Mbrojtje e Siguri në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Është i martuar dhe ka tre fëmijë.