Faruk Mujka

28

Profili

Emri i plotë

Faruk Mujka

Faruk Mujka u lind në dhjetor të viti 1967, në Mitrovicë. Ka diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës si inxhinier i ndërtimit të lartë në Universitetin e Prishtinës.

Ka qenë anëtar në Bordin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, ku për detyrë ka pasur bashkëpunimin me Federatat Ndërkombëtare. Aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE! që nga viti 2010. Asambleist në Kuvendin e Mitrovicës nga 2013-ta për tre vite, ndërsa nga viti 2016 ushtron detyrën e Nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës. Aktualisht është Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë dhe zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm nga viti 2011.