14 09 2019

Fatmir Humolli

47

Shkrime

Emri i plotë

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli u lind më 11 prill 1965. Ai që nga mosha e re u angazhua për çështjet politike në vend. Në moshën 18 vjeçare është arrestuar dhe u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, për shkak të angazhimit të tij kundër regjimit serb. Pas lirimit, vazhdoi intensivisht punën për çlirim të vendit, duke organizuar dhe drejtuar demonstratat që nga viti 1989. Më 1993 ai kaloi në ilegalitet të thellë duke vazhduar aktivitetet në Tiranë, ku një vit më vonë u zgjodh përfaqësues i zyrës së Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Në vitin 1997, u zgjodh përgjegjës ushtarak i LKÇK-së dhe në vitin 2003 kryetar i LKÇK-së.

Në vitin 2007, z. Humolli dha dorëheqje nga LKÇK. Në vitin 2013 iu bashkua AAK-së duke dashur të kontribuojë në fuqizimin e vijës kombëtare brenda Aleancës. Ndërsa në vitin 2018, pas pranimit te Demarkacionit nga AAK-ja, ai dha dorëheqje nga kjo parti.

Pas përpjekjeve për formimin e një partie të re bashkë me disa shokë, ai e gjeti veten në programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku dhe i bashkohet listës së Lëvizjes në zgjedhjet e vitit 2019.

Fatmir është kandidat për deputet në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.