Fatmir Rashiti

105

Profili

Emri i plotë

Fatmir Rashiti

Fatmir Rashiti lindi më 2 maj të vitit 1958, në fshatin Petrovë të Shtimes. Ka mbaruar shkollimin e lartë në vitin 1979 dhe ka punuar në arsim deri në vitin 1999.

Në vitin 1999 është emëruar drejtor i shkollës fillore “Bajram Curri” në Petrovë. Në vitin 2002 është emëruar nënkryetar i komunës së Shtimes dhe në këtë pozitë ka shërbyer deri më 2004. Ka shërbyer edhe si Kryetar i Kuvendit Komunal të Shtime. Nga viti 2007 deri në vitin 2017 ka punuar për tri mandate radhazi si Nënkryetar i Komunës së Shtimes, mirëpo mandatin e fundit nuk e ka përfunduar deri në fund pasi që më 6 gusht të vitit 2017 ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i nënkryetarit të Komunës dhe anëtarit të Kryesisë së Degës së PDK-së, për arsye të mosreformimit të brendshëm partiak dhe keqeverisjes komunale.

Me 22 tetor 2017, garoi si kandidat i pavarur për Kryetar të Kom
unës së Shtimes, duke shkuar në balotazh dhe duke garuar në raundin e dytë.

Fatmiri është i martuar dhe prind i dy fëmijëve.