Faton Peci

24

Profili

Emri i plotë

Faton Peci

Faton Peci është lindur në qershor të vitit 1982, në Mitrovicë. Ka përfunduar studimet në Shkenca Politike dhe Filozofi në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës, si dhe studimet e nivelit Master në Shkenca Politike.

Ai ka shërbyer si Shef i Stafit në Presidencë; Këshilltar politik i Kryetarës së Kuvendit; Këshilltar i zv/Kryeministrit si dhe Ministrit të Kultures, Rinisë dhe Sportit. Ai ishte gjithashtu konsulent i UNDP-së dhe CDF në projekte që ndërlidheshin me përkrahjen e institucioneve, si dhe konsulent i DFID në Ministrinë e Pushtetit Lokal. Ai ishte edhe anëtar i Asamblesë Komunale të Mitrovicës.

Fatoni do të angazhohet në Kuvendin e Republikës që të jetë përfaqësues i zërit qytetar, duke avancuar legjislacionin në shërbim të mirëqenies qytetare e zhvillimit ekonomik. Ai mbështet politika që promovojnë një sistem të arsimit më cilësor dhe shëndetësi më efikase. Ai gjithashtu do të angazhohet që të mbrojë sovranitetin e vendit. Fatoni është përfaqësues i Iniciativës së Vjosa Osmanit në listë.