Fidan Ademi

97

Profili

Emri i plotë

Fidan Ademi

Fidan Ademi u lind më 21 qershor 1988, në Mitrovicë. Fidani me profesion është politolog.

Nga viti 2013 u angazhua si aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe është zgjedhur dy herë delegat në Këshillin e Përgjithshëm. Ai ishte Sekretar Organizativ i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë nga viti 2016 deri në vitin 2018. Ka qenë Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës për një vit. Aktualisht është asambleist i zgjedhur dhe Kryesues i Asambleistëve në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

Ai ka botuar një libër në prozë nga shoqata e shkrimtarëve “Jakup Ceraja” me titull “Unaza e Zjarrtë”.

Fidan Ademi është i martuar dhe është baba i tre fëmijëve.