14 09 2019
Gazmend Gjyshinca
Shkrime
Emri i plotë
Gazmend Gjyshinca
Gazmend Gjyshinca është lindur dhe rritur në Vushtrri. Është në përfundim të Magjistraturës në Institutin e Bashkimit Evropian në kuadër të Universitetit Marmara në Stamboll, me fushë të studimeve Politika të BE-së dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gazmendi është njohës i gjuhës angleze dhe turke, poashtu zotëron njohuri bazike të gjuhës frënge.
Për vite ka qenë i angazhuar si aktivist i shoqërisë civile në Kosovë dhe rajon. Në të kaluarën ka punuar si hulumtues dhe asistent i projekteve në Grupin për Studime Juridike dhe Politike- GLPS në Prishtinë, si dhe ka qenë anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar të Studentëve të Shkencave Politike- IAPSS. Në nivel lokal ka qenë i përfshirë në projektin për ruajtjen dhe rigjallërimin e Kalasë së Vushtrrisë.
Ai poashtu ka marrë pjesë në vizita studimore dhe përvoja pune në institucione si: Universiteti i Parisit-Sorbonës, Universiteti i Gothenburgut, Parlamenti Evropian në Bruksel, Qeveria e Turqisë, si dhe në Kuvendin e Kosovës.
Në qershor të vitit 2019 është pranuar në programin akademik Caux Scholars Program në Zvicër dhe drejtimi që po ndjekë quhet “Conflict Transformation and Peacebuilding”. Aktualisht ai po kandidon si deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturen e VII. Gjatë këtij mandati ka qenë anëtar në dy komisione, atë për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe në Komisionin për Integrim Evropian.