Gazmend Islami

86

Profili

Emri i plotë

Gazmend Islami

Gazmend Islami, ka lindur me 15 maj 1974, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Gjatë vitit 1991 filloi studimet për gjuhë gjermane në Universitetin e Prishtinës. Prej vitit 1993, ai emigron në Gjermani, ku vazhdon studimet në gazetari dhe shkenca politike, në Universitetin e Erlangenit.

Prej vitit 1989, filloi me aktivitete patriotike në grupet e ilegales së parë në Llap dhe më vonë në Prishtinë, pastaj kyçet në grupet e ilegales ku kryen veprimtari kombëtare kundër regjimit të atëhershëm të Sllobodan Millosheviqit. Gjithashtu Gazmend Islami ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai është i pranuar si gazetar ndërkombëtar në të gjitha vendet e botës, ku gjithashtu është publicist e bashkëpunëtor i shumë mediave kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij si gazetar, ai ka shkruajtur shumë fejtone të cilat i janë publikuar në gazetat kombëtare në Kosovë.

Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë, ku me familje jeton në shtetin e Gjermanisë, por është kthyer në Kosovë për çështje të vendit, pasi është edhe Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat në Kosovë.