Getoar Mjeku

75

Profili

Emri i plotë

Getoar Mjeku

Getoar Mjeku ka lindur më 28 shtator 1987, në Prishtinë. Ai ka qenë 17 vjeç kur është larguar për t’u shkolluar në Amerikë. Në shtetin e Teksasit ka përfunduar me lëvdata studimet themelore e pasdiplomike (për Juris Doctor), dhe ka punuar si avokat në firma të respektuara në çështje ekonomike e ndërkombëtare, para se të kthehet në vendlindje si 27 vjeçar.

Gjatë këtyre viteve në Kosovë, ka këshilluar si jurist ndërmarrje, institucione e organizata vendore e ndërkombëtare. Në të dy kontinentet ka punuar edhe si gazetar, ka përkthyer dy libra anglisht, ka redaktuar botime dhe ka shkruar letërsi, vështrime e studime akademike për shqiptarët, gjuhën, shtetin e ligjin.

Ai i kupton vështirësitë e vendit tonë, por është i bindur se qytetarët mund t’i kalojnë ato. Lëvizja VETËVENDOSJE! po punon që të sjellë ndryshimin e merituar — shtetin e së drejtës — dhe Getoari synon t’i ndihmojë ndryshimit.

Getoari beson se deputetët duhet të mbikëqyrin veprimtaritë e shtetit, të mbrojnë lirinë e secilit, të ruajnë e ta rritin pasurinë e popullit dhe t’i hapin rrugë zhvillimit e mirëqenies. Kështu e lyp kushtetuta, thotë ai, dhe kështu i ka hije një kombi përparimtar e demokratik.