12 12 2018

Glauk Konjufca

Shkrime

Emri i plotë

Glauk Konjufca

Vendbanimi

Prishtinë

Data e lindjes

1 Dec 2018

Pozita

Drejtues i Grupit Parlamentar

Glauk Konjufca është lindur në korrik të vitit 1981, në Prishtinë. Ka përfunduar studimet e Filozofisë në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës.

Është aktivizuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! që në fillimet e saj. Është studiues i filozofisë dhe ndërmjet shumë shkrimeve në këtë fushë, ka botuar librin “Huti i minervës fluturon në muzg G.W.F. Hegel”. Në vitin 2010 u zgjodh deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në legjislaturën e IV-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitin 2011-2014 ishte nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitin 2014 u zgjodh sërish deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në të njëjtin vit u zgjodh nënkryetar i kuvendit deri me 12 mars 2015. Në korrik të vitit 2014 ai u zgjodh kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në legjislatuerën e V-të ishte zv. Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukrurë, Tregëti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës. Është i martuar dhe ka një fëmijë.