Hekuran Murati

12

Profili

Emri i plotë

Hekuran Murati

Hekuran Murati studimet i ka mbaruar për Menaxhimin e Biznesit në Universitetin Amerikan në Kosovë. Studime master i ka vazhduar për Menaxhimin e Investimeve në Hochschule Bremen & University of North Carolina Wilmington, me specializim në Financa Ndërkombëtare.

Ai ka përvojë të shumtë, sidomos si aktivistë dhe analist i pavarur ku është shquar për aktivizmin dhe kundërshtimin e tij ndaj katër çështjeve të mëdha: Marrëveshja e dëmshme me Contour Global, Kontratën e jashtëligjshme për zgjatjen e pistës së aeroportit, skadimi i Kontratës korruptive mes Telekomit dhe Z-Mobile, si dhe monopolin zhvatës në homologimin e veturave. Ka shkruar për shumë tema në përgjithësi, e për këto të trija në veçanti.

Hekuran Murati është njëri ndër ekspertët më të mirë në fushën e financave dhe çështjeve ekonomike në vend. Ai ka punuar në Ministrinë e Financave si Shef i Divizionit të Borxhit Publik, dhe pastaj si konsulent në Bankën Botërore. Poashtu ka punuar dhe në Bankën Qendrore të Kosovës.

Në këto zgjedhje parlamentare kandidon për deputet nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.