Hysen Durmishi

50

Profili

Emri i plotë

Hysen Durmishi

Hysen Durmishi u lind më 3 prill 1972 në Therandë.

Në vitin 1989 si nxënës i shkollës së mesme në Therandë u angazhua në organizimin e demonstratave kundër ndryshimeve kushtetuese të marsit të atij viti. Në prill të 1989-së u përjashtua nga shkolla i cilësuar si njëri nga organizatorët kryesor të demonstratave dhe iu ndalua shkollimi në gjithë territorin e ish-Jugosllavisë. Pas amnestisë për të burgosurit politikë me 1990, i heqet kjo ndalesë dhe kthehet sërish në shkollë në shtator, 1990. Gjatë vitit 1990 – 1992 ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Unionit të Pavarur të Nxënësëve të gjitha shkollave të mesme të Kosovës.

Gjatë viteve 1993-1998 ka mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës. Në vitet 1997-1998 bëhet kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Ishte pjesë aktive e të gjitha organizimeve të protestave studentore.

Në vitin 1998 ka qenë ushtar i UÇK-së në brigadën 123. Nga 1998 – 2000 ishte i burgosur politik në burgjet e Serbisë. Pas daljes nga burgjet e Serbisë bëhet pjesë e Rrjetit të Aksionit për Kosovën (KAN).

Durmishi është njëri nga themeluesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Përgjatë viteve ka mbajtur pozita të ndryshme drejtuese duke qenë edhe anëtar i kryesisë deri në fund të vitit 2013. Në 2013 emërohet drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës. Pas disa ndryshimeve që janë bërë në organizimin e drejtorive, emërohet drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës.

Ai ka eksperiencë të gjatë në fushën e infrastrukturës. Ka udhëhequr shumë projekte me kompani ndërkombëtare e vendore.

Është i martuar dhe ka tre fëmijë