Ilir Kërçeli

77

Profili

Emri i plotë

Ilir Kërçeli

Ilir Kërqeli ka lindur më 21 korrik 1990 në Prishtinë. Ai është ndërmarrës me përvojë të gjerë profesionale, prej 12 vitesh, në industrinë e marketingut dhe reklamimit në Kosovë. Iliri është partner menaxher në Onair Media, udhëheqës i tregut në industrinë e distribuimit të muzikës dhe mediave në Kosovë.

Ai ka bashkëpunuar ngushtë me artistë të muzikës, produksione muzikore, media dhe prodhues të përmbajtjes digjitale. Kohëve të fundit gjithashtu ka shtuar prodhimin e përmbajtjes digjitale në portfolion e OnAir Media duke prodhuar emisione që kanë arritur popullaritet në audienca lokale.

Iliri është poashtu bashkëthemelues i Akademisë OnAir e cila trajnon gjeneratat e reja kreative në Kosovë për prodhimin e përmbajtjeve digjitale për shpërndarje përmes YouTube dhe internetit. Ndër tjera, ai ka përfunduar edhe një seri të certifikimeve nga programi global i certifikimit YouTube dhe Google.

Iliri e sheh Lëvizjen VETËVENDOSJE! si subjektin e vetëm serioz sa i përket përkrahjes së të rinjve. Iliri si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës do të angazhohet fuqishëm në inicimin dhe përkrahjen e ligjeve në raport me të rinjtë.