Lindita Rexha

84

Profili

Emri i plotë

Lindita Rexha

Lindita Rexha ka lindur më 25 shtator 1994, Hani i Elezit. Studimet i ka përfunduar në Shkenca Politike e pastaj përfundoi ato të nivelit Master në drejtimin Politikë Ndërkombëtare, pranë Universitetit të Prishtinës.

Gjithëpërgatitjen e saj e reflektoi duke u bërë zë i gruas nëpërmjet Rrjetit të Grave të Hanit të Elezit, të cilin vazhdon t’a udhëheqë akoma. Ajo është shpërblyer disa here në nivel Kosovë si eseiste. U aktivizua në strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! si Sekretare Organizative në Qendrën e Hanit të Elezit, për t’u votuar pastaj unanimisht si delegate e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.