Lorik Lipoveci
Profili
Emri i plotë
Lorik Lipoveci
Lorik Lipoveci ka lindur me datë 28 nëntor 1986 në Zagreb. Studimet master i përfundoi në Fakultetin Juridik, në të Drejtën Penale, Administratë dhe Diplomaci.
Përvojën profesionale e filloi me biznesin e vogël familjar, duke vazhduar si i punësuar në ndërmarrjen publike Korporata Elektro Energjetike, si Koordinator i Nëndistriktit Gjakovë.
Karrierën profesionale e vazhdoi si hulumtues ligjor me kohë të caktuar në OJQ “GLPS”, duke vazhduar në Ndërmarrjen Publike KRM “Çabrati” Sh.A. Gjakovë, në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe për kohë të caktuar U.d. Kryeshef Ekzekutiv.
Lorik Lipoveci është i martuar dhe ka tre fëmijë.