Mentor Hyseni

40

Profili

Emri i plotë

Mentor Hyseni

Mentor Hyseni u lind më 28 gusht 1980 në Viti. Ka përfunduar studimet bazike në fushën e Financave në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës. Aktualisht është duke përgatitur punimin e doktoraturës në financa dhe ekonomi ndërkombëtare në Qendrën Evropiane për Paqe dhe Zhvillim, Universiteti i Paqes, i themeluar nga Kombet e Bashkuara.

I çertifikuar si kontabilist dhe auditor i brendshëm nga “Shoqata Profesionale”. Për 12 vite ka punuar në pozita të larta menaxheriale nëpër institucione publike në Kosovë, si: Ministria e Drejtësisë, Korporata Energjetike e Kosovës, KEDS Energy si dhe është ligjërues në Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës – ShKÇAK. Që 4 vite është i angazhuar si ekspert i financave publike në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke ofruar eksperiencën e tij të gjatë për të përmirësuar llogaridhënien dhe qeverisjen qendrore.

Aktualisht është Ligjërues dhe Asistent në lëndët e Financave dhe Kontabilitetit në Universitetin e Gjilanit.