Mergim Mestani

68

Profili

Emri i plotë

Mergim Mestani

Mergim Mestani ka lindur më 8 korrik 1982 në Dragash. Ai është doktor i Shkencave të Ushqimit dhe Teknologjisë Ushqimore. Ai është ekspert profesional në disa organizata vendore dhe ndërkombëtare përfshirë: “IPSIA”, Heifer International Kosova, Swisscontact, DANIDA, ALLED. Ai është i angazhuar edhe si ekspert i jashtëm profesional në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për rishikimin dhe hartimin e kurrikulave profesionale. Nga viti 2012 është ekspert i jashtëm pranë Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve me detyra dhe përgjegjësi mbi vlerësimin dhe akreditimin e institucioneve arsimore parauniversitare.

Nga marsi i vitit 2019, është angazhuar si profesor i rregullt në Universitetin për Biznes dhe Teknologji-UBT. Ai është pjesëmarrës aktiv dhe kontributdhënës në tryeza diskutimi mbi arsimin profesional dhe sfidat e tij si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në vendin tonë.

Mergimi ka të publikuara disa punime shkencore në revista të indeksuara në bashkëpunim me autorë tjerë, si dhe pjesëmarrje në disa konferenca shkencore ndërkombëtare dhe vendore. Ka të botuara 3 libra profesionale për arsimin e mesëm profesional, botime të mbështetura dhe financuara nga MASHT dhe organizata ALLED (Qeveria Austriake). Ai angazhohet edhe si trajnues mbi praktikat profesionale dhe menaxheriale në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional. Mbi një dekadë ka kontribuar në edukimin, arsimimin dhe aftësimin e shumë gjeneratave si mësimdhënës, në shkollën e mesme profesionale të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Abdyl Frashëri” Prishtinë.

Mergim Mestani është i martuar dhe ka një vajzë.