Mevlyde Hyseni

26

Profili

Emri i plotë

Mevlyde Hyseni

Mevlyde Hyseni u lind më 11 Janar 1984, në Vushtrri. Ka studiuar gazetari në Universitetin e Prishtinës, Gjuhë dhe Letërsi Gjermane në Universitetin e Kassel-it dhe në Universitetin e Humboldt-it në Berlin të Gjermanisë.

Për dhjetë vite me radhë ka kontribuar në edukimin politik të të rinjve dhe shoqërisë tonë për vlerat e demokracisë sociale, si pjesë e Zyrës së Fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES) në Prishtinë. Po ashtu, ka zhvilluar dhe ndërtuar “Akademinë Politike”, e cila synon promovimin e vlerave dhe parimeve të demokracisë sociale në Kosovë. Gjithashtu, është marrë me hulumtime të ndryshme të politikave publike dhe me aktivitete të tjera që trajtojnë problemet shoqërore dhe politike në vend. Ajo është bursiste në Parlamentin gjerman, ka punuar në Bundestag, ku ka përvetësuar vlerat e sistemit politik dhe parlamentar të këtij vendi, dhe ka mësuar të vlerësojë veçanërisht sistemin demokratik funksional, transparencën, llogaridhënien dhe veprimet politike të përgjegjshme.

Për Mevlyden, liria, drejtësia dhe mundësitë e barabarta për të gjithë janë vlerat bazë për funksionimin e një shoqërie. Duke u angazhuar drejtpërsëdrejti në politikë, ajo do t’i përkushtohet jetësimit të këtyre parimeve në shoqërinë tonë.