Mimoza Shala

53

Profili

Emri i plotë

Mimoza Shala

Mimoza Shala është lindur në dhjetor të vitit 1981 në Gjakovë. Është ekonomiste e diplomuar.

Në vitet 1998- 99 ka qenë pjesmarrëse aktive në luftën çlirimtare të Kosovës. Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës mori pjesë në Zonën Operative të Dukagjinit. Ajo ishte pjesëtare e brigadave 131 “Jusuf Gërvalla”, 134 “Bedri Shala” dhe 137 “Gjakova”. Mimoza u plagos më 7 maj 1999 gjatë luftimeve në kodrën e Çabratit në Gjakovë, e vetmja betejë e zhvilluar në qytet. Ajo shërbeu me gradën Togere në Brigaden 137 “Gjakova” në Policinë Ushtarake deri në demobilizimin e UÇK-së.

Aktivizmin e saj në Lëvizjen VETËVENDOSJE! e filloi në vitin 2011. Në vitin 2013, në zgjedhjet e para locale është zgjedhur asambleiste në Kuvendin Komunal të Gjakovës. Po ashtu në zgjedhjet e fundit, ajo u zgjodh përsëri asambleiste dhe është gruaja më e votuar në listën e Lëvizjes në Qendrën e Gjakovës. Në dy legjislaturat është udhëheqëse e Grupit të Grave Asambleiste. Gjatë mandateve të saj, ajo është njëra ndër asambleistët më aktivë. Ajo është anëtare e Komitetit për Komunitete dhe në disa komisione komunale në Gjakovë.

Mimoza është nënë e dy fëmijëve, Rionit 18-vjeçar dhe Triumfit 16-vjeçar.