26 01 2021
Mirsad Shkreta
Shkrime
Emri i plotë
Mirsad Shkreta
Mirsad Shkreta ka lindur më 7 shkurt 1976 në Shkup. Ai është specialist i kirurgjisë orale dhe Doktor i Shkencave Mjekēsore. Studimet universitare i i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në drejtimin Stomatologji. Aktivitetin e tij profesional e ka ushtruar në institucione shëndetësore publike dhe private duke dhënë kontribut edhe në fushën e mësimdhënies akademike dhe atë të kërkimit shkencor.
Aktualisht është kirurg oral pranë Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës dhe ligjërues në Fakultetin e Stomatologjisë të UBT-së.
Angazhimi i tij politik shumëvjeçar zë fill me pjesëmarrjen gjatë studimeve në protestat studentore të viteve ’90. Pas luftës ka qenë Këshilltar Komunal për disa mandate në Komunën e Hanit të Elezit dhe në vitin 2014 i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të vazhduar me angazhimin në aktivitete politike kryesisht në fushën e shëndetësisë. Është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe anëtar i Komitetit të Shëndetësisë.
Në Qeverinë Kurti ka shërbyer si Këshilltar i Lartë dhe Shef Kabineti i Ministrit të Shëndetësisë.
Mirsad Shkreta rikthehet në garën për deputet në Kuvendin e Republikës me synimin që, në kuadër të programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE, të angazhohet në luftimin e pabarazisë, në përmirësimin e legjislacionit në fushën e shëndetësisë në favor të forcimit të sistemit publik shëndetësor, ofrimit të sigurimeve shëndetësore, avancimit të të drejtave të profesionistëve shëndetësor dhe rritjen e mirëqënies për të gjithë qytetarët.
Mirsadi është i martuar dhe ka dy fëmijë.