Nevzad Isufi

54

Profili

Emri i plotë

Nevzad Isufi

Nevzad Isufi u lind më 19 gusht 1963, në fshatin Gjyericë të Kamenicës.
Ai ka kryer studimet në Fakultetin Filologjik, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në vitin 1988. Nga viti 1993 ai punon si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën e Mesme Profesionale Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan.

Gjatë viteve 1979-1983, ai është marrë me aktivitete legale dhe ilegale, si dhe ka qenë pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981. Në vitet ‘90 është marrë me aktivitete politike dhe kulturore në Shoqatën e Pavarur Kulturore në Gjilan. Ai ka qenë pjesë e organizimit të UÇK-së, detyrë e së cilit ishte informimi në Zonën Operative të Karadakut. Në vitin 2010 ka qenë anëtar i Këshillit nismëtar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan. Që prej zgjedhjeve lokale të vitit 2013 ka qenë anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe kryesues i grupit të anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
në Kuvend.

Ai është kryetar i Qendrës së Lëvizjes së VETËVENDOSJE! në Gjilan dhe është delegat i Këshillit të Përgjithshëm.

Nevzadi është i martuar dhe ka tre fëmijë.