Nezir Bejta

52

Profili

Emri i plotë

Nezir Bejta

Nezir Bejta është lindur më 19 mars të vitit 1960, në fshatin Klinë e Mesme, Skënderaj.

Ka diplomuar në Fakultetin Filologjik, departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Gjatë kohës sa ishte student, ishte pjesëmarrës në demonstratat aktive të studentëve gjatë vitit 1981. Për shkak të dyshimeve të pushtetit të atëhershëm për pjesëmarrje të Nezirit në demonstrata, ai pati probleme për t’u punësuar në profesion dhe për pasojë për 3 vjet punoi si punëtor i thjesht në Kroaci.

Në vitin 1989 u kthye në Skenderaj dhe punoi si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në gjimnazin “Ramiz Sadiku”, tash i emërtuar “Hamëz Jashari”, ku ende vazhdon. Në shkollën ku punon, ai udhëheq grupin letrar, redakton revistën shkollore “Shkëndijat e Drenicës”, si dhe drejton shoqatën kulturore “Shtjefën Gjeçovi” në Skenderaj.