Nora Kelmendi

55

Profili

Emri i plotë

Nora Kelmendi

Nora Kelmendi është lindur më 3 tetor 1970 në Pejē. Ajo ka kryer Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, ndërsa studimet e magjistraturës i vazhdoi në Maqedoni në drejtimin e Menaxhmentit të Përgjithshëm.

Nga viti 1999, znj. Kelmendi ka punuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare: në Care International (Australia), si përgjegjëse për shpërndarje të ushqimit në rajonin e Lipjanit dhe Ferizajit; në projektin e USAID-it, Chemonics International, si Konsulente biznesi; në projektin e Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, Interim Credit Unit, si zyrtare e lartë për dhënie të kredive; në AKM/AKP, si zyrtare për marrëdhënie me investitorë dhe drejtoreshë e shitjeve; në kompaninë private Management Development Associates dhe në Fondacionin MDA, si udhëheqëse e divizionit për zhvillim të biznesit.

Në vitet 2014-18, ajo ka qenë e angazhuar si drejtoreshë e Drejtorisë së Kadastrës në Komunën e Prishtinës dhe spikati duke vendosur rend dhe rregull në këtë drejtori.
Në vitin 2017 u zgjodh edhe anëtare e Asamblesë Komunale në Prishtinë, por e liroi këtë pozitë në mënyrë që të vazhdojë punën në drejtori.

Tani është e angazhuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Qendra e Prishtinës.