Reshat Nurboja

96

Profili

Emri i plotë

Reshat Nurboja

Reshat Nurboja me profesion është politikolog, gjegjësisht Dr.Sc. në Shkenca Politike. Gjatë viteve akademike 2012-2013 ishte i angazhuar në Univeristetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë si ligjerues i lëndëve: Administrimi Lokal dhe Komunikimi Masiv, ndërsa në vitet akademike 2013/2015 në cilësinë e asistentit në lëndët: E Drejta e Unionit Evropian, Konventat në Ekonomi e Turizëm, si dhe dhe E Drejta Biznesore”.

Ai është themelues dhe Kryetar i parë i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Kosova në vitin 1990. Reshati, poashtu është themelues dhe Kryetar i Partisë Republikane të Kosovës në vitet 1990 -1998. Gjatë viteve 1998 – 2000 ishte i burgosur politik dhe përjetues i Masakrës në Burgun e Dubravës.

Reshat Nurboja ishte Koordinator për Marrëdhënie me Publikun dhe Promovim të Qytetit të Komunës së Pejës, ishte drejtor i Administratës së Komunës së Pejës. Ai ka qenë edhe drejtor i Teatrit Profesionist “Istref Begolli” në Pejë. Reshati është i njohur edhe si dramaturg. Reshat Nurboja ka punuar edhe si Koordinator terreni për Regjionin e Pejës në “NDI”-National Democratic Institute – Washington. Ai është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe autor i 10 librave.