18 12 2018

Rexhep Selimi

10

Shkrime

Emri i plotë

Rexhep Selimi

Pozita

Anëtar i Kryesisë dhe deputet

Rexhep Selimi u lind më 15 mars 1971 në Aqarevë, Skenderaj. Shkollimin fillor e kreu në Klinë, ku më pas mbaroi edhe shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi”. Studimet universitare i kreu në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, dega Letërsi. Rexhep Selimi ka qenë themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Më 28 nëntor 1997 ai ka bërë paraqitjen e parë publike të UÇK-së. Në vitin 1998 ka qenë drejtues i Drejtorisë së Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

Më pas Rexhep Selimi ka qenë Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së. Gjatë viteve 1999-2000 ka qenë Ministër i Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Gjatë viteve 2000-2003, Rexhep Selimi ka qenë Komandant i Akademisë së Mbrojtjes dhe Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës në TMK. Rexhep Selimi ka gradën Gjeneral Major. Në vitin 2010 i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe zgjidhet deputet dy herë radhas. Rexhep Selimi ka qenë anëtari i komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së.Skenderaj. Shkollimin fillor e kreu në Klinë, ku më pas mbaroi edhe shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi”. Studimet universitare i kreu në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, dega Letërsi.