Sabri Kiçmari

35

Profili

Emri i plotë

Sabri Kiçmari

Sabri Kiçmari u lind më 14 gusht 1967, në Lladofc të Podujevës. Ka studiuar për Shkenca Politike, Sociologji dhe Filozofi në Universitetin e Rhurit në Bochum të Gjermanisë, ku ka përfunduar studimet themelore (Grundstudium), kurse pjesën tjetër të studimeve në Universitetin Rheinische Friedrich-Wilhelm në Bonn të Gjermanisë.

Ai është publicist i artikujve, punimesh dhe analizash në revista të shumta vendore dhe ndërkombëtare. Botues i disa librave për diplomaci dhe ligjërues për 3 vite në Universitetin e Prishtinës nga viti 2006. Sabri Kiçmari ishte Ambasador i Republikës së Kosovës në Austri për 5 vite, ku më pastaj është akredituar si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Australi, kurse më 30 tetor 2014 si Ambasador jo-rezident në Zelandën e Re dhe më pas në Vanuatu dhe Ishujt Cook. Pas përfundimit të suksesshëm të misionit diplomatik në qershor të vitit 2018 është kthyer në Prishtinë, ku aktualisht është Profesor i rregullt në Universitetin “Hasan Prishtina”.