29 12 2018

Sami Kurteshi

Shkrime

Emri i plotë

Sami Kurteshi

Pozita

Anëtar i Kryesisë dhe deputet

Sami Kurteshi u lind në Gjilan më 5 qershor 1960. Ai jeton në Gjilan dhe në Prishtinë me bashkëshorten dhe tre fëmijë të moshës madhore. Sami Kurteshi ka qenë i burgosur politik nën regjimin jugosllav prej vitit 1983 deri në vitin 1990 si pasojë e veprimtarisë së tij politike kombëtare shqiptare.

Ai ka studiuar ne vitet 1978 – 1981 pranë Universitetit të Prishtinës në degën e Elektroteknikës. Më tej, ne vitet 1998 – 2006, ai ka kryer studimet në Universitetin e Bernit, Zyrihut dhe të Gjenevës në Zvicër, dhe ka nisur doktoraturën në UNIZH/ETH në Zyrih. Sami Kurteshi ka qenë anëtar i Kryesisë, e më vonë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në Prishtinë, prej vitit 1991 deri në vitin 1996.

Ai e ka pëfaqësuar KMDLNJ-në në Komisionin dhe Nën-Komosionin e të Drejtave të Njeriut dhe në Komitetin për Eliminimin e Diskriminimit Racial (CERD) pranë OKB-së në Gjenevë në vitet 1992-1996. Sami Kurteshi ka shërbyer si Avokat i Popullit në Republikën e Kosovës nga viti 2009 deri në vitin 2015. Ai u anëtarësua në Lëvizjen VETËVENDOSJE! në fund të vitit 2015, dhe tani është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes, si dhe anëtar i Këshillit të Qendrës në Gjilan dhe i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.