Shemsi Syla

76

Profili

Emri i plotë

Shemsi Syla

Shemsi Syla u lind më 1 korrik 1957, në Bresalc të komunës së Gjilanit. Ai ka kryer studimet në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet e nivelit Master në Komunikim Masiv në Universitetin AAB. Gjatë viteve 1980, ai ka qenë i përndjekur dhe I burgosur politik, si pasojë e veprimtarisë së tij politike kombëtare shqiptare dhe si një ndër organizatorët e Demonstratave të ’81-shit.

Ai ishte mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Bresalc, më pas edhe drejtor i shkollës. Gjatë asaj kohe, ai u përqëndrua në edukimin e brezit të ri pas mbylljes së shkollave shqipe nga regjimi i atëhershëm serb.

Ai ka qenë i angazhuar në UÇK si Zëvendës Komandant i Zonës Operative të Karadakut. Pas luftës, ai u angazhua si Shef i Shërbimit për Informim Publik dhe Zëdhënës në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së, me gradën Kolonel. Ishte pjesë e tranformimit të ushtrisë nga UÇK-ja në TMK dhe më pas nga TMK-ja në FSK, ku mori detyrën e Komandantit të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave të Shpejta.

Pas përfundimit të misionit të tij si ushtar, Shemsiu iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke e parë si të vetmin subjekt që do ta kthente shpresën në vend. Ai vazhdoi punën si Deputet në Kuvendin e Kosovës, në legjislaturën e VI-të. Tani është pjesë e listës zgjedhore nga radhët e Lëvizjes , ku synon të vazhdojë përfaqësimin e zërit të popullit.