29 12 2018

Shemsi Syla

Shkrime

Emri i plotë

Shemsi Syla

Pozita

Deputet

Shemsi Syla u lind më 1 korrik 1957 në Bresalc të komunës së Gjilanit. Ai ka kryer studimet universitare në Universitetin e Prishtinës, dega Gjuhë Shqipe, në vitin 1981. Më tej në vitin 2008 ai ka përfundur studimet e nivelit Master, në Komunikim Masiv, pranë Universitetit AAB. Gjatë viteve 1980, Shemsi Syla ka qenë i përndjekur dhe i burgosur politikisht si pasojë e veprimtarisë së tij politike kombëtare shqiptare. Më tej, gjatë viteve 90 ai u përqëndrua në formimin dhe edukimin e brezit të ri pas mbylljes së shkollave shqipe nga regjimi Serb nën ish Jugosllavi, dhe drejtoi shkollën “Zenel Hajdini” në Bresalc.

Shemsi Syla ka qenë i angazhuar në UÇK si Zëvendës Komandant i Zonës Operative të Karadakut. Pas luftës ai u përfshi menjëherë në përpjekjen për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Fillimisht ai u bë Zëdhënës në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së dhe më tej ai ka shërbyer edhe në pozicionin e Shefit të Shërbimit për Informim Publik në Forcat e Sigurisë së Kosovës. Shemsi Syla kandidon si deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet parlamentare 2017.