Valdet Januzaj

44

Profili

Emri i plotë

Valdet Januzaj

Valdet Januzaj është i lindur në vitin 1972 në Istog. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në vendlindje, ndërsa në vitin 2000 përfundoi studimet për stomatologji pranë Institutit Karolinska në Stockholm. Gjatë kësaj kohe ka qenë kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve “Iliria” si dhe është angazhuar në Zyrën e Kosovës për Skandinavi, me seli në Stockholm. Valdeti për një kohë ka ushtruar profesionin e stomatologjisë në Suedi, e pastaj është shpërngulur në Angli, ku ka vazhduar profesionin si dhe studimet pasuniversitare. Ai ka qenë pronar i një poliklinike për disa vite në Angli. Studimet pasuniversitare i ka vazhduar në dy fusha: Stomatologji (Warwick University, Coventry) dhe Menaxhment dhe Mentorim Modern (Royal College of Surgeons, London).

Valdeti që nga viti 2004 filloi tërheqjen e këtyre investimeve me qëllim kthimin në Kosovë. Investimet janë bërë kryesisht në 3 sektore: shëndetësi, hotelieri, si dhe në infrastrukturë.

Valdeti para disa vitesh ka realizuar atë që gjithmonë e ka synuar, kthimin e përhershëm për të jetuar dhe vepruar në Kosovë, respektivisht në Istog.