Valdrin Ahmeti

59

Profili

Emri i plotë

Valdrin Ahmeti

Valdrin Ahmeti është lindur në Preshevë e rritur në Prishtinë. Ai vijon studimet në Fakultetin Ekonomik. Që i ri është angazhuar në punë nga më të ndryshmet duke fituar përvojë në shumë fusha, nga të cilat spikasin iniciativat si ndërmarrës i ri.

Është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga viti 2006.
Prejardhja e tij nga një familje e varfër me dy prindërit mësimdhënës dhe nga një vend ku shqiptarët u luftuan deri në vdekje kanë bërë që Valdrini të jetë natyrshëm shumë i lidhur me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, përmes së cilës synon lirinë, barazinë e bashkimin duke luftuar shtypjen historike kombëtare e ekonomike.

Përgjatë viteve ai ka bartur përgjegjësi të ndryshme organizative e drejtuese në Lëvizje dhe aktualisht është Sekretar Organizativ i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë.