Valon Ramadani
Profili
Emri i plotë
Valon Ramadani
Valon Ramadani është lindur më 14 qershor 1985, në Ferizaj.
Studimet bazë i ka përfunduar në Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës në drejtimin Administratë Publike, kurse ato post-diplomike i ka ndjekur për fushën e Diplomacisë.
Valoni funksionin e deputetit e ka ushtruar përgjatë dy legjislaturave, atë të VI dhe VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në këto dy mandate është angazhuar maksimalisht në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media. Valon Ramadani aktualisht është Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj.
Si deputet i legjislaturës së ardhshme, Valoni do të përkushtohet në fushën e administratës publike, përkatësisht në reformën e cila është shumë e nevojshme.
