Venera Kabashi-Llunji

43

Profili

Emri i plotë

Venera Kabashi-Llunji

Venera Kabashi Llunji u lind më 12 dhjetor 1968 në Prishtinë. Ka mbaruar Fakultetin Filologjik, Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Angleze, ndërsa studimet e magjistraturës në Universitetin e Kalgarit në Kanada. Ka përfunduar specializimin për Metodat bashkëkohore të mësimdhenies në Bournemouth, Angli, një specializim tjetër në Programin Zhvillimor për Udhëheqje të Lartë dhe Shkollën për Integrime Evropiane në Prishtinë.

Në vitin 2016 ka mbrojtur doktoraturën e parë në Universitetin Evropian të Tiranës, në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike, me temë: “Nacionalizmi si ideologji në programet e partive politike shqiptare në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj”. Në vitin 2019 ka mbrojtur doktoraturën e dytë në Universitetin e Evropës Juglindore (SEEU) në Maqedoninë Veriore, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Kulturës dhe Komunikimit me titull: “Aspekti morfologjik, sintaksor dhe semantik i mbiemrave: Krahasim i përkthimit nga gjuha angleze në gjuhën shqipe”.

Ka përvojë pune nga viti 1991 si ligjëruese në Universitetin e Prishtinës dhe në Kolegjin AAB që nga themelimi i tij. Në vitet 2002-2005 ishte këshilltare politike në Ministri të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa në vitet 2008-2010 këshilltare politike në Ministri të Punëve të Jashtme.Ka përkthyer tre libra nga fusha e politikës : “Meritojmë Mëvetësi”, “Republika e Kosovës” dhe “ Helmimi- gjenocid modern”.

Në vitin 2005 është shpallur Qytetare Nderi e qytetit Kalgarinë Kanada. Në nëntor të vitit 2018 u emërua zëvendës-rektore për bashkëpunim dhe marrëdhënie ndërkombëtare në kolegjin AAB.

Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Jeton në Prishtinë.