Vlera Gjakova

21

Profili

Emri i plotë

Vlera Gjakova

Vlera Gjakova u lind më 17 korrik 1988 në Gjakovë. Ka përfunduar studimet universitare për gazetari dhe ekonomi në Universitetin e Shkupit. Aktualisht në Selanik të Greqisë, vijon studimet për “Filozofi Antike” në Universitetin Shtetëror “Aristotelis”.

Ajo është pjesëtare në Institutin “Research Centre for Greek Philosophy” në degën “’Psikoanalizë dhe Filozofi”, në Athinë të Greqisë.
Ka filluar karrierën në BIRN të Prishtinës, Është eksperte e komunikimit, me një përvojë 13 vjeçare dhe aktiviste e shoqërisë civile. Ndër të tjera, Vlera është publiciste nëpër mediumet rajonale dhe zë kriktik ndaj keqqeverisjes. Ajo ka dëshmuar një aktivizëm të theksuar qytetarë për çështjet politike, barazinë gjinore, shoqërinë civile, transparencën civile. Ka punuar në institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

E para shqiptare e cila ka udhëhequr marrëdhëniet me publikun në Komunën e Shkupit, Çair. Ka qenë pjesë e kampanjës së zgjedhjeve presidenciale në Maqedioninë e Veriut të kandidatit Prof. Dr. Blerim Reka, ku ka udhëhequr marrëdhëniet me publikun. Ka një përvojë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, të cilën ka vendosur ta shfrytëzojë si kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjës VETËVENDOSJE!.