Vlora Gojani

65

Profili

Emri i plotë

Vlora Gojani

Vlora Gojani ka lindur më 1 dhjetor 1967 në Gjakovë. Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik. Vlora ka kryer një numër të madh trajnimesh nga të cilat veçohen: Menaxhimi i Granteve të BE, ECHO Raportet Finale & Procesi i Auditimit, ECHO FPA Ndryshimet dhe të Rejat, MDF Menaxhim të Projekteve dhe Administrim, USAID Rregullat dhe Procedurat.

Përvojën profesionale e ka filluar në sektorin publik gjatë viteve 1991 – 1993, ka vazhduar në sektorin privat për periudhën 1994 – 1998, kurse gjatë periudhës 1999 – 2015 ka punuar me misione ndërkombëtare në sektorin humanitar e zhvillimor duke menaxhuar, administruar dhe ofruar konsultime financiare në shumë vende të botës si: Kenia, Etiopia, Uganda, Burundi, Sudan Verior, Sudani Jugor, Afrika Qëndrore, Indonezia, Sri Lankë dhe Irani.

Që nga viti 2016, Vlora mban përgjegjësinë e Kryeshefes Ekzekutive në NPQ “Aeroporti Gjakovës” Sh.A. Vlora është e martuar dhe është nënë e dy fëmijëve.