Xhelal Haliti

106

Profili

Emri i plotë

Xhelal Haliti

Xhelal Haliti u lind më 26 mars 1975, në Lipjan ku edhe jeton dhe vepron. Studimet i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në Departamentin e Arteve Dramatike – drejtimi Aktrim Master.
Si aktor ka një bagazh me mbi 25 filma e 150 seri televizive, me mbi 300 paraqitje në teatro të ndryshme, me afër 30 çmime kombëtare e ndërkombëtare në të gjitha projektet. Ka qenë skenarist e regjisor në 4 projekte. Është trajnuar në fushën e planifikimit të biznesit dhe marketingut. Ka qenë ushtar i UÇK-së.

Xhelali është bërë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mars të vitit 2015, ku është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm. Është Nënkryetar i parë i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan, që nga viti 2016.

Është i martuar dhe ka një fëmijë.