Xhevat Sallahu

107

Profili

Emri i plotë

Xhevat Sallahu

Xhevat Sallahu u lind në fshatin Zllatar ku dhe përfundoi shkollën fillore. Shkollën e mesme “Teknologji ushqimore” e përfundoi në Ferizaj. Fakultetin “Administratë Publike”e kreu po ashtu në Ferizaj.

Xhevat Sallahu jetoi për disa vite në perëndim nga ku përfitoi shumë veti pozitive për punën dhe marrjen e përgjegjësive në bartjen dhe ruajtjen e interesit të komunitetit. Ai është zgjedhur asambleist në Kuvendin Komunal dy mandate radhazi ku edhe tani vazhdon të mbrojë interesin e qytetarëve.

Që nga viti 2012 Xhevat Sallahu, poashtu është kryetar fshati në Zllatar. Për angazhimin e pakursyer në të mirë të komunitetit u shpall personazh i vitit në 2016-tën nga “TV Tema”, si dhe u ftua nga disa persona të rëndësishëm politikë në Gjermani për takime zyrtare, ku arriti të sigurojë disa donacione për shkolla, spitale e institucione të tjera publike në Kosovë.