19 04 2023

Takim me Zv. Presidenten e International Union of Socialist Youth – (IUSY)

Kryetari i Rinisë për VETËVENDOSJE!, Behar Jashari, së bashku me Kryesuesin e Këshillit të RVV-së, Libron Kelmendi dhe anëtaren e Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Anila Vrajolli, zhvilluan një takim virtual me Zv. Presidenten e Unionit Ndërkombëtar të Rinisë Socialiste (IUSY), znj. Ana Manasieva.

Në këtë takim u diskutua për të ardhmen e Organizatës “Rinia për VETËVENDOSJE!” në platformën më të madhe botërore të të rinjve, anëtarësimin e RVV-së në IUSY, si dhe pjesëmarrjen në Kongresin Botëror të kësaj organizate.

Znj. Manasieva përgëzoi RVV-në për zgjedhjen e strukturave të reja, si dhe për punët e bëra deri më tani. Gjithashtu, theksoi angazhimin e saj për të përkrahur RVV-n në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në Unionin Ndërkombëtar të Rinisë Socialiste, dhe jo vetëm.

Kontribo