Takim pune me delegacionin nga Partia Socialdemokrate zvicerane
Kryetarin dhe Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të PS zvicerane, z. Fabian Molina dhe z. Sandro Lingre, i priti sot në takim Sekretari i Përgjithshëm, Alim Rama, së bashku me Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çekun, dhe anëtaren e këtij sekretariati, Anila Vrajolli.
Ky është takimi i parë pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim mes dy partive tona në muajin janar të këtij viti, në Zürich. Në këtë takim miqësor u diskutua për implementimin e marrëveshjes që kemi nënshkruar për bashkëpunim në nivel të organizimit, politikës së jashtme, udhëheqjes dhe diasporës.
Bashkë, theksuam se do të punojmë në thellimin e kontakteve mes aktivistëve dhe anëtarëve të të dyja partive tona, si dhe për shtimin e përkrahjes së ndërsjellë në organizime socialdemokrate në botë.