15 01 2021

22 vjetori i masakrës së Reçakut

Sot, me rastin e 22 vjetorit të masakrës së Reçakut, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me presidenten në detyrë, znj. Vjosa Osmani, bënë homazhe në Reçak dhe takuan familjarët e viktimave.

Një drejtësi e mohuar është një drejtësi e vazhdueshme, pra jo vetëm ndaj atyre që nuk janë më por edhe ndaj të afërmve të tyre dhe mbarë popullit tonë. Ne përkulemi para humbjes, vuajtjes e sakrificës së njerëzve tanë. Lavdia është e tyre e kujtimi i përjetshëm për ta është i yni.

Kontribo