20 02 2019

30 vjetori i grevës së minatorëve

Sot kujtojmë rezistencën heroike të minatorëve të Trepçës, grevën që shënoi fundin e Jugosllavisë dhe fillimin e çlirimit nga Serbia. Pas ngjarjes së studentëve në 81, kjo është ngjarja tjetër e rëndësishme që edhe e shënoi Kosovën në hartën ndërkombëtare, edhe e mobilizoi popullin në rezistencë ndaj agresionit të Serbisë. Ato tetë ditë të grevës, në zgafellën e errët të minierës së Stantërgut, kujtohen si ditë që nxorrën në dritë atë që është më e çmueshme për një popull: besimin se një luftë e përbashkët drejt çlirimit nga një Serbi okupatore, e shoviniste – është i mundshëm, dhe kjo na bënë të jemi krenar në çdo përvjetor. Sot, Trepça ka potencialin që sërish të kontribuojë në nxjerrjen e një të ardhme për shqiptarët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovë, por nuk është se po punohet në atë drejtim. Qeveritarët e kanë lënë këtë ndërmarrje pa investime, e punëtorët me paga e pensione aq të ulëta sa nuk kanë siguri as të punojnë e as të banojnë në ato anë. Kjo duhet të ndryshojë, ndërmarrjes duhet t’i kthehen investimet e punëtorëve, minatorëve dinjiteti, në mënyrë që gjithë qytetarët të përfitojnë një të ardhme më prosperuese në këtë vend.

Kontribo